Rreth InstitutitKërkim ShkencorE-BibliotekaBurimeBashkëpunimKontakte  

 
 
RRETH INSTITUTIT
Instituti i Studimeve Perso-Iraniane Firdeusi është një organizatë jofitmprurëse, joqeveritare, veprimtaria kërkimore dhe shkencore e se cilës zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar nga shteti, interesat politike e fetare.

Forma e organizimit është Qendër (pa anetarësi) e themeluar nga dy subjekte juridikë të regjistruar në Shqipëri, nga Universiteti Marin Barleti dhe Fondacioni Kulturor Iranian Saadi Shirazi.

Krijimi i Institutit Firdeusi nga Themeluesit u realizua fale bashkepunimit të ndërsjelltë dhe eshte rezultat i përputhjes së misionit të Fondacionit Saadi Shirazi për forcimin e lidhjeve kulturore midis Shqiperisë dhe Iranit nga njëra anë, si edhe të vizionit të Universitetit Marin Barleti për ofrimin e një edukimi ndërdisiplinor ne kuader te bashkëpunimit ndërkombëtar.

Emertimi dhe logoja
Instituti mori emrin "Firdeusi" për nder të poetit, mendimtarit dhe shkrimtarit të madh persian e botëror, Abul-Kasim Hasan Pur-Ali Tusi Firdeusi, i njohur si themeluesi i studimeve të iranologjisë në mbarë globin, si dhe në respekt të "Mijëvjeçarit të Shahname-së së Firdeusit", të shpallur nga UNESCO në vitin 2010.

Logoja e Institutit është frymëzuar nga emri i vetë poetit, që është hartuar me elementë kaligrafikë të gjuhës perse. Logoja është një metaforë e librave të hapur, te cilet simbolizojnë karakterin studimor të Institutit. Librat në logo janë si krahët e një shpendi. Ato përplasen lehtësisht, me një ritëm që sa vjen e theksohet. Këtë lëvizje e pasqyrojnë nuancat ngjyrë ari të logos, ku përforcimi i ngjyrës është tregues simbolik i përforcimit të njohurive.

Historiku i themelimit
Marreveshja e bashkepunimit per themelimin e Institutit Firdeusi u nenshkrua me 6 Tetor te vitit 2010, ne Tirane, ne seline e Universitetit Marin Barleti. Ceremonia e hapjes së Institutit u mbajt me 29 Tetor të vitit 2010, duke çelur Institutin e parë kerkimor-shkencor në nivel universitar në Shqipëri.